VIDEO/ Deputetja e PD, Andia Ulliri tregon se çfarë bisedoi me Ramën në Kuvend: Më tha ik tek Ministria…

Deputetja e PD-së, Andia Ulliri, sot gjatë seancës së jashtëzakonshme në Kuvend ku u votua dekretet e presidentit për ministrat e rinj, në mes të kaosit, u pa teksa shkoi në anën ku ulen deputetët socialistë dhe bisedoi për pak minuta me kryeministrin Edi Rama, i cili kishte lënë vendin e tij, dhe ishte ulur tek deputetët. Përmes një postimi në facebook, Ulliri ka treguar se për çfarë bisedoi.

”Gjatë seancës së sotme iu drejtova kryeministrit Rama me kërkesën e banorëve të Bashkisë Krujë për ndërtimin e HYRJE-DALJES për të hyrë në Autostradën Thumanë-Kashar. Kryeministri nuk pati asnjë përgjigje për këtë çështje duke u referuar te institucionet dhe ministrat e tij të cilët nuk kanë reaguar në asnjë moment mbi këtë problematikë”,-shkruan Ulliri. Më pas, ajo rrëfeu për mediat dhe bisedën me kryeministrin, i cili sipas saj, e adresoi që të shkojë për problemin e saj tek Ministria e Infrastrukturës.

”Ne protestojmë në Thumanë Kashar, qeveria nuk ka garantuar hyrje dalje për banorët. Janë shkelur të drejtat e qytetarëve, 85 mijë banorë të Krujë, Fushë Krujës që nuk kanë hyrje dalje. Kanë protestuar në 2 vite, kam qenë me banorët e Bërxullës. Nuk ka patur përgjigje nga ARRSH pse është bërë devijimi i rrugës. Vendosa të adresoj kryeministrit shqetësimin dhe nuk kishte asnjë përgjigje dhe më referoi tek institucionet që nuk kanë kthyer asnjë përgjigje jo vetëm mua.

Kryeministri mendon se po të më adresoj tek ministria e Infrastrukturës mund të marrim përgjigje për diçka që e kanë detyrim ligjor, që banorët janë në rrugë. Jo vetëm që ka patur reagime nga policia duke i marrë gjatë natës banorët për ti çuar në komisariat. I bëj thirrje policisë të heq dorë nga dhuna. Është penalizimi jo vetëm për banorët e Krujë, Fushë Krujës por edhe për gjithë banorët e veriut. Si mundem unë një banore Niklës të hyj në Thumanë- Kashar”.

SHKARKO APP