Video/ Destinacion i padiskutueshëm turistik, njihuni me Pazarin e Ri që është dhe pazari më i vjetër i Tiranës

Që prej rikonstruksionit të tij në 2016 nga Bashkia e Tiranës, Pazari i Ri është kthyer në një destinacion turistik.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka publikuar mëngjesin e sotëm një video të gazetarit Blendi Fevziu i cili tregon historinë e ndërtimit të atij që konsiderohet si pazari më i vjetër i Tiranës. “MIRËMËNGJESI. Dhe me këtë video nga Blendi Fevziu për Pazarin e Ri të Tiranës që është në fakt pazari më i vjetër në qytet, ju uroj një javë të bukur”, shkruan Veliaj.

Falë investimit të Bashkisë së Tiranës me mbështetjen e Qeverisë dhe të Fondacionit Shqiptaro – Amerikan të Zhvillimit, (AADF), e gjithë kjo zonë është transformuar në një hapësirë që funksionon 24 orë, ku paradite fokusi më i madh do të jetë tek çështjet e tregtisë dhe të pazarit dhe pasdite kryesisht në çështje të kulinarisë, për restorantet rreth e rrotull dhe aktivitete të tjera kulturore, siç mund të jenë shumë prej festave apo panaireve, duke gjeneruar mbi 1000 vende të reja pune.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?