VIDEO/ Dhunohen fëmijët, por nënkryetari i bashkisë qesh dhe ikën
Pas gjendjes së tensionuar në Mengel ku disa banorë dhe fëmijë u goditën nga policia gjatë përplasjes, aty ka mbërritur dhe nënkryetari i Bashkisë së Elbasanit, Klevis Xhoxhi.
Ai nuk ka dhënë asnjë zgjidhje për situatën dhe pasi ka qëndruar rreth 10 minuta ka zgjedhur të largohet.
Nënkryetari i Bashkisë Elbasan e ka cilësuar protestën politike, ia ka futur një të qeshur dhe është larguar.
Ai nuk ka thënë asnjë fjalë për gjendjen tejet dramatike të krijuar për shkak të përplasjes mes banorëve dhe fëmijëve që kërkojnë hapjen e shkollës se duan të bëjnë mësim, dhe policisë e cila është shfaqur e vendosur përballë tyre për t’i shpërndarë pasi kanë bllokuar rrugën.
Fëmijët janë traumatizuar, e shprehen mes lotësh se janë goditur nga Forcat Speciale.
‘Më gjuajtën policët te koka!’ dëgjohet të thotë një djalë i vogël, me lot në sy.
© SYRI.net
KOHA JONË SONDAZH

