VIDEO/ Djali i Fullanit përfshihet në një aksident me mjetin luksoz, i moshuari ishte me biçikletë

Këtë të premte, djali i ish-guvernatorit të Bankës të Shqipërisë, Ardian Fullani, Erik Fullani është përfshirë në një aksident rrugor. Sipas ”Vox News”, media e cila ka publikuar edhe videon, shkruan se me mjetin e tij luksoz “Audi”, Eriku ka përplasur një burrë të moshuar që ishte duke kaluar rrugën me biçikletë. Mjeti shihet i ndaluar në mes të një rruge tepër të populluar dhe me trafik në Tiranë, ndërsa në tokë dallohet biçikleta e shtrembëruar nga përplasja.

SHKARKO APP