VIDEO/ ”Do caktoni avokat për mua”? Del në gjyq 34-vjeçari që vr*au ish-gruan dhe rrëm*eu vajzën

34-vjeçari Renato Muhaj, i cili ka tronditur Amerikën dhe opinionin publik shqiptar, ka dalë para gjykatës në SHBA, pasi akuzohet për tetë vepra penale, më e rënda ajo e vrasjes së ish-partneres së tij, Suela Saliaj.

Gjyqtari i lexoi atij listën e gjatë të akuzave që rëndojnë mbi të, duke i vendosur 50 mijë dollarë si garanci pasurore dhe e njoftoi se nuk do të ishte e mundur ta përdorte këtë të drejtë, për shkak të akuzës së vrasjes së shkallës së parë.

Vetë 34-vjeçari nga Mallakastra nuk ka shfaqur asnjë lloj emocioni, ndërsa pyetje e vetme e tij ishte: “A do caktoni avokat për mua?”. Gjyqtari i tha se “Po”, duke i treguar se avokati i tij ishte në sallë.

SHKARKO APP