VIDEO/ Doli nga burgu, Jamarbër Malltezi tregon sesi u mbrojt: Më duket vetja si në gjyqet politike të 1945
Dhëndri i Sali Berishës, Jamarbër Malltezi këtë të martë la qelinë e paraburgimit 1 muaj pas arrestimit me urdhër të SPAK. Apeli i GJKKO vendosi të lehtësojë masën e sigurisë për Malltezin, duke e ndryshuar nga “arrest në burg” në “arrest shtëpie”. Pas zbutjes së masës së sigurisë, Malltezi nuk ka reaguar personalisht për mediat, por ish-kryeministri Berisha ka postuar në rrjetin social Facebook të gjithë fjalën e dhëndrit të tij gjatë seancës gjyqësore në Apel.
FJALA E MALLTEZIT NË APEL:
Më duket vetja si në gjyqet politike të 1945 ku pronarët ishin armiqtë e pushtetit popullor. Mendoni për një moment, nëse tek Ambasada Amerikane, shteti komunist do të kishte vendosur ndonjë barrake apo ndërtesë, të fusnin ndonjë uzurpator dhe mos ia kthenin sendin e vjedhur pronarit të ligjshëm, siç iu kthye në 1991-shin. A do duhej në 1991-shin, ta mbante shteti hajdut apo uzurpatori, apo mos i kthehej deri sa të priste plotesimin e procedurave te privatizimit për rrethimin e ngritur pas futjes se familjes Popaj ne ambasadë? Apo ta merrte Ramiz Alia e t’ia jepte me koncension tek ndonjë hajdut strategjik të Ramës?
Po pse bëhet prokuroria politike drapër në rastin e kthimit të pronës tek 5 Familjet pronare themeluese të Tiranës? Pronarë, këto 5 Familje, nuk i bëri asnjë proces privatizimi. Pronarë, këto pesë familje, ishin prej thuajse 100 vitesh, përmes blerjes së tokës private.
Procesi i kthimit të pronës është kthim i sendit të vjedhur. Ky proces zgjati nga 1994 deri në 2007, kur pas dhjetëra vendimesh qysh nga viti 1995 (njohje prone e pjesërisht kthim), prona e vjedhur iu kthye 5 Familjeve pronare. Në këtë pronë të pronarëve të ligjshëm, jashte cdo rregulli ishin futur 42 familje informale të cilët banonin në kushtet e mjerueshme ku ishin katandisur godinat e shumësportëshit, ndersa klubi i futbollit përdorej nga një biznes, pa asnje akt ligjor a cope letër me shtetin.
Për të gëzuar sendin e konfiskuar nga rregjimi komunist, pas një kalvari 13 vjeçar, pronarët fisnikë u detyruan nga Ligji të blejnë edhe barrakat e ndërtesat e uzurpuara. Pra, shteti jo vetëm që ua vodhi pronën dhe ua mbajti atë për 60 vjet pa qera, por tani pronarët e ligjshëm duhet të prisnin edhe permbi 2 vjet, për të blerë ato barraka që as nuk na duheshin, e që për më tepër, ishin të uzurpuara. PRIVATIZIMI ISHTE NJE GJOBEVENIE NDAJ PRONAREVE.
Pronarët u detyruan të paguajne edhe afro 700’000$ për ndërtimet e uzurpuara te njëri klub, si dhe 100’000$ për klubin tjetër. Krahasojeni pak me çmimin 1 Euro me te cilin Bolino mori 4000 m2 tokë dhe ndërtesë 2-katëshe, caktuar për gjimnaz, tokë të cilën familjet pronare ia falën shtetit për të bërë gjimnaz.
1. Këtë pronë private, pronarët e zhvilluan duke respektuar çdo ligj te vendit, por edhe me humanizëm e respeKt për komunitetin. Ata strehuan 42 familje informale falas, morën një nga emrat e shquar të arkitekturës botërore për të konceptuar zonen, si Daniel Libeskind, bënë ndërtime miqësore me mjedisin. Nëse do të kishim marrë leje klienteliste do të kishim ndërtuar fjetore në gradaçela që të zënë qiellin dhe diellin, nëse do kishte pastrim parash do kishim shitur me çmim të çmendur se do kishim plot para për të pastruar. Por jo ne, fisnikët e Tiranës!
Nga projekti ynë, publiku fitoi mbi 2000 vende pune, miliona euro taksa, mbjelljen e 2000- 3000 pemë, kopshtin/çerdhen më të mirë në Tiranë, ndërtesa miqësore me mjedisin, një ndër zonat me ajrin më të paster në qytet, faltore per besimtarët, sistemimin e 42 familjeve informale.
Po si filloi kjo çështje? Shihni dosjen e SPAK Vol. 1, Fq. 97 (Kallëzimi I Taulantit ka 2 vula nga SPAK në një ditë.)
– “SSSKAPE!” – Urdhëroi Taulant Balla para 3 vitesh SPAK ku doli presion me shpurë gazetarësh.
– “SI URDHËRON!” – Pergjigja e prokurorëve shërbyes brenda të njëjtës ditë edhe e regjistrojnë kallëzimin dhe proçedimin penal 01.12.2020 prokurorët politikë rregjistrojë procedim penal, jo hetim!
Taulanti me urdhrin e Edi Rames ngriti padi ne SKAP për përvetësim të paligjshëm të pronës, që sipas tij ishin shpronësuar nga Italia, për privatizim i paligjshëm dhe ndikim te paligjshem të Berishes ne kete privatizim.
3 vjet hetime deri te femijët e Malltezit, kryen prokurorët shërbyes të Rames, dhe doli se Taulanti kish bërë kallëzim të rremë. Toka e 5 familjeve pronare ka vijuar e pastër ne Rregjistrat Hipotekorë edhe në 1943, 1945 & 1946. Ligji i kthimit të pronës i 2004, i ktheu tokën pronarit të ligjshëm, dhe e beri privatizimin e objekteve mbi tokë private nje detyrim taksativ ligjor për shtetin ndaj pronareve te tokes.
Përveç ketyre, Taulanti beri kallëzim të rremë edhe për pjesën takuese të Malltezit. SPAK e vërtetoi kallëzimin e rremë të Taulantit, por ka frikë të veprojë. Prof. Malltezi është i burgosur prej 1 muaji ndonëse nuk është as objekt i SPAK, ndërsa ai që vërtetohet se ka kryer kallëzim të rremë dhe është objekt i SPAK, kalon nen hunden e prokuroreve politike me te cilet e lidhin fijet e kriminalizimit të Taulant Ballës.
Dyfytyrësia e prokurorëve mund të shihet edhe me rastet e fundit: 100 Mln euro vjedhja me sterilizimin dhe dyshohet për “shpërdorim”; kthim prone tek i zoti SPAK cakton dyshimin “korrupsion”. Pasi doli huq pretendimi i shpronësimit dhe u vertetua se toka u përkiste 5 familjeve, atëherë filloi pretenca e reformave te qeverise se PD. Fajin ligjet & VKM. Si guxon ligji t’i kthejë pronarit gjënë e vjedhur?
Sipas prokurorëve shërbyes të Rames, toka e vjedhur nga pronarët nuk duhet t’i kthehet të zotit, por duhet ta ndajë Edi Rama për miqtë e vet. Disa prokurorë e gjejnë normale që Edi Rama të grabisë e të ndajë 5.8 Miljon m2 në bregdet, por sipas komandës “SSSKAPE!”, duhet të burgose pronaret e ligjshem për kthimin e sendit te vjedhur token të të parëve.
Tre inventarë të Bashkisë Tiranë në vitet 2000, një prej të cilave me firmën e Edi Ramës, shprehen se të gjitha objektet e klubeve ishin të zëna forcërisht. 3 ministra të PS, përkatësisht Angjeli, Klosi & Majko, nisën komunikimin shkresor e u shprehen në 2005 PRO fillimit të privatizimit (të paktën letrat e Angjelit & Klosit), por SPAK fsheh këto shkresa zyrtare; Pra le ta vjedhin miqtë e Ramës, veç pronarët ligjorë jo!
Tre vite hetime të SPAK konfirmuan se familjet pronare në Rregjistrat Hipotekor të 1945 dhe 1946, kishin mbi 67’000 m2tokë (Begeja 28’000 m2, Vaqarri 14’120 m2, Llagami 14,120 m2 – 2 vajzat e Ramazan Deliut – dhe Alimehmeti me 10,560 m2). Kush duhej ta gëzonte këtë tokë të blerë me flori prej familjeve Tironse? Shteti hajdut? Uzurpatori që rrinte duke dorovitur zyrtarë të korruptuar? Apo ndonjë hajdut strategjik apo vrasës strategjik i Edi Ramës?
Kthimi i pronës tek pronarët ishte detyrim ligjor, jo vetëm moral; është kthim i sendit të vjedhur. Prokurorët politikë insinuojnë për kthimin e pronës si e shpejtë pse zgjati 5 muaj ne 2006-2007, por fshehin faktin se proҫesi zgjati plot 13 vjet dhe se në fakt në mars 2007 ishte vendim plotësimi I vendimit nr. 532 dt. 25.04.1996 dhe se kishte edhe 2 vendime te tjera, njëra marrë në janar 2006 nga Komisioni i KP të PS!
Prokurorët shërbyes të Taulantit duket se shqetësohen pse qeveria e PD ka nxjerrë ligje e VKM, jo për pesë familjet pronare, por akte qe rregullonin kthimin e pronës tek te gjithe, dhjetëra mijëra pronarët e ligjshëm. Sipas prokurorëve politikë, Berisha nuk duhet të miratonte asnjë VKM apo ligj, meqenese unë jam trashëgimtar i një familje pronare Tironse?
Te njejtet prokurorë nuk ndihen për faktin se Edi Rama ka nxjerrë 3 VKM me emrin e kompanisë së Carlo Bolinos, veç për të përlarë 4000 m2 tokë e ndërtesë 2-katëshe të caktuar në Plan Rregullues për gjimnaz. Pra sipas tyre, Berisha, i cili nuk ka miratuar asnje VKM me emer, do duhej të bllokonte çdo kthim prone tek pronarët e ligjshëm, ndersa Rama është OK që përlan troje per t’ia dhuruar me emër të përveçëm Carlo Bolinos, Djalit të Prokurorit, te falë Portin e Durrësit, e t’u japë statusin e investitorit strategjike miqve të tij vrasës me te cilet trimërohet.
Prokurorët politikë sulmojnë Berishën për ndërrimin e destinacionit, por “harrojnë” të tregojnë se vendimet për ndërrimin e destinacionit nuk bëheshin me emra pronarësh. Për më tepër vendimi I KRRTRSH miratoi pesë vendime të KRRT për ndryshimin e destinacionit ne pese zona te ndryshme, të miratuara nga Edi Rama (Vendimi nr. 132/j datë 08.06.2006 i KRT Tiranë). KRTRSH asokohe nuk ndërronte asnjë destinacion përveç atyre që kërkonte Bashkia e Tiranës. KRTRSH gjithnjë miratonte ato që kish miratuar Edi Rama. Veç një herë në 2005, KRTRSH rrëzoi vendimin e KRrT se Bashkise Tiranë, te drejtuar nga Edi Rama, dhe kjo ishte me rastin e mbikalimit të Zogut të Zi. Edi Rama ne ate rast solli kreun e Autoriteteve Vendore të Keshillit të Europës – (Maj 2006) i cili (italian) e cilësoi vendimin e KRRTRSH si ndërhyrje e qeverisë qëndrore në funksionin vendor të planifikimit të territorit. Rama i coi më pas me këto argumente në Gjykatë Kushtetuese, e cila sanksionoi ne 12.12.2006, të drejten e KRRT të miratonte planet urbane te saj dhe pamundësinë e KRRTRSH te anullonte vendimet e KRRT. Por edhe një muaj para ketij vendimi dhe para vendimit te KRRTRSH për miratimin e vendimit te Edi Rames per ndryshimin e destinacionit te zones se Klubit Partizani, Gjykata Kushtetuese me vendimin 24/06, date 10.11.2006, kish vendosur rrezimin e ndryshimit te ligjit per Urbanistiken qe rriste disa kompetenca te prefektit mbi aktivitetin e KRRT, duke bere nul edhe pasojat juridike te ketyre ndryshimeve. Asnjëherë tjeter, përveç rastit te Zogut te Zi, KRTRSH nuk ndërhyri në vendimet e KRRT-ve. Pra, pse Rama ndërroi destinacionin në një zonë që kish humbur funksionin e saj sportive, fajin e ka Saliu?
Për më tepër, si duhet ta dinte Berisha se kujt familje i përkiste toka, që do ndryshonte destinacioni, kur shkresa e Rames nuk shënonte atë? Prokurorët politikë më pas, të fyejnë logjikën kur pretendojnë se kalimi i VKM, në plotësim te një premtimi elektoral për përdorimin e letrave me vlerë, u bë vetëm që të përfitonte dhëndri i Berishës. Këtë pretendim e lidhin me atë se, për një nga 2 klubet, vlera prej afro 100’000 $, e të cilit u bë 20% me para, e 80% me letra me vlerë në përputhje me një VKM të miratuar. Por, prokurorët politikë “harrojnë” se vetëm një muaj para kalimit të kësaj VKM-je, familjet pronare kishin paguar 100% me para, gati 700’000 $, që ish llogaritur vlera e objekteve te klubit shumës sportesh. Nëse do te kishte ndikim te paligjshëm, a nuk do te mundet familja Begeja dhe pronaret e tjerë te prisnin edhe një muaj dhe te paguanin Shumen prej 700 mije dollarësh me bono privatizimi? Kjo të fyen logjikën minimale.
Për më tepër, familja Begeja (trashëgimtar i së cilës kam krenari të jem), kishte gati 40% të objekteve te klubi që na ra te paguajmë 700’000 $, dhe vetëm më pak se 5% tek e vetmja ndërtesë e objektit të klubit, për të cilin u pagua 100’000 $. Pra nga 800’000 për 2 klubet, I paguan 720’000 $ para dhe 80’000 $ bono. Kaq edhe për këtë pretendim të prokurorëve politikë, që nuk guxuan të merrnin në pyetje as Berishën e as mua, se kishin urdhër tjetër.
Prokurorët politikë tentojnë ta paraqesin sikur morëm pronë me privatizim, por në fakt është kthim i sendit të vjedhur. Tentojnë t’a paraqesin sikur ka filluar me ministrin Mediu, por gënjejnë e fshehin nga dosja shkresën nr. 4533 Prot datë 21.07.2005 të ministrit Angjeli, që i adresohet ministrave Majko e Klosi, me kërkesë zyrtare për fillimin e procedurave të privatizimit të pasurisë së paluajtshme të Klubit Partizani.
Një ditë me pas, me shkresën nr. 2732 datë 22.07.2005 ministri Klosi shprehet dakord për privatizimin e Klubit Partizani. Asnjë nga këto 2 shkresa nuk janë përfshirë në dosjen e prokurorëve politikë, ndonëse ia kam dërguar bashkëngjitur me padinë për kallëzim të rremë të Taulant Ballës, para 3 muajsh. Pse? Prokurorët politikë ngrejnë tymnajë me sipërfaqen e Klubit Partizani: nëse ishte 26’500, 28’000 apo 30’000 m2.