Video duke konsumuar kokainë, SPAK merr në pyetje Lefter Allën dhe gazetarin Artan Hoxha

Video e kryebashkikut të Bulqizës ku shfaqet duke konsumuar kokainë, tashmë është në dorën e Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion, e cila ka nisur hetimet për çështjen.  Edhe sot, Lefter Alla, pretendoi se video është montazh ndërsa njoftoi se do të padisë ish-deputetin e PD-së, Ervin Saljanji. Partia Demokratike reagoi sërish, ndërsa tha se kapja e drejtësisë dhe banditizmi i PS-së janë dy nga plagët më të mëdha të shkaktuara nga Edi Rama.

Me shfaqjen e videos ditën e djeshme në ekranet televizive ku shfaqet një person që konsumon lëndë narkotike kokainë dhe që dyshohet se është kryebashkiaku i Bulqizës Lefter Alla, SPAK ka regjistruar kallëzimin penal kryesisht.

Kanë nisur hetimet lidhur me këtë cështje. Është sekuestruar videoja dhe në ambjentet e Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion rreth orës 16:12 ka mbërritur gazetari Artan Hoxha, i cili do të japë sqarime lidhur me videon, mënyrën si e ka gjetur, kush janë personat që ja kanë vënë në dispozicion.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pas marrjes në pyetje të gazetarit Hoxha në cilësinë e personit që ka dijeni për rrethanat e ngjarjes, në orën 17:16 në SPAK u paraqit vetë personi që dyshohet se është në video, kryebashkiaku i Bulqizës Lefter Alla.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kryebashkiaku deri tani ka mohuar që të jetë ai personi në videon e publikuar.

Ai ka deklaruar se i është bërë shantazh prej një viti. Të gjitha këto pretendime do të hetohen nga SPAK.

Më herët gjatë ditës, Lefter Alla, paralajmëroi padi ndaj ish-deputetit demokrat Ervin Salianji.

Ora News - Video duke konsumuar kokainë, SPAK merr në pyetje Lefter Allën

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?