VIDEO/ Dy eurodeputetë italianë s’lejohen të takojnë Veliajn në qeli

Dy eurodeputetë italianë shkuan në paraburgimin e Durrësit, për të takuar Erion Veliajn. Lorenzo Grassini dhe Roberto Berardi nuk janë lejuar të takojnë kryebashkiakun. Për këtë arsye ata kanë shprehur keqardhjen.

“Jemi këtu në Durrës me senatorin Berardi për ti qëndruar pranë kryetarit të bashkisë Erion Veliaj si dhe për të parë kushtet e burgut. Për fat të keq nuk na lanë të hyjmë. Na pritën mirë por na thanë që lejohen takime vetëm me familjarët.

Ashtu siç ka ndodhur edhe tek ne, në Itali, paraburgimi është kthyer në një problem. Shumë njerëz të politikës burgosen në mënyrë paraprake, për të arritur në disa zgjidhje që sot për sot, nuk na rezultojnë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Forza Italia” është gjithmonë në favor të garancisë. Në favor të kujtdo që do të duhet të provojë, deri në gjykimin e madh final, pafajësinë e tij. Do të shohim si do të shkojë. Kjo rrjedhë që po merr sot është shumë e ngjashme me atë tonën, në periudhën e Tangentopoli. Shpresojmë që Shqipëria të mos kalojë një situatë të tillë të errët”, tha Lorenzo Grassini.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?