VIDEO/ Dyndja e qytetarëve në jug të vendit pas ngrohjes së temperaturave, trafiku i rënduar ‘pushton’ Vlorën

Dyndja e qytetarëve në jug për të kaluar fundjavën ka bërë që kthimi të prezantojë radhë të gjata trafiku pasditen e sotme.

Pikë nevralgjike vijon të jetë aksi Radhimë-Vlorë ku makinat qëndrojnë në pritje për të qarkulluar.

Trafiku paraqitet problematik edhe në disa pika të qytetit sic është zona e tunelit, shëtitorja apo rruga që lidh lungomaren me Transballkanike.

Vec fluksit të rënduar të automjeteve shkak për trafikun është bërë edhe bllokimi i disa pjesëve të rrugës për shkak të punimeve në projektet që po punohet në qytet.

Dyndja e qytetarëve në jug të vendit pas ngrohjes së temperaturave,trafiku i rënduar 'pushton Vlorën

SHKARKO APP