Video e aksidentit fatal në “Porcelan”

Janë publikuar pamjet e aksidentit të ndodhur mesditën e djeshme në zonën e Porcelanit në Tiranë, që shkaktoi vdekjen e dy kalimtarëve. Siç shihet edhe nga video e publikuar nga Top Channel, një prej automjeteve futet me shpejtësi në një parakalim të gabuar, duke u përplasur me një automjet tjetër. Pas përplasjes, automjetet goditën Erion Balla, 36 vjeç nga Rrësheni dhe Hidajete Salliu, 72 vjeçe, banuese në Tiranë, duke i lënë të vdekur. Policia ka arrestuar shoferët Etjon Lazri dhe Edmond Murati pasi dyshohen për kryerjen e veprës penale “Shkelje e rregullave te qarkullimit rrugor”.

Video e aksidentit fatal në “Porcelan”, policia arreston dy shoferët

SHKARKO APP