Video e anti-terrorit shqiptar brenda kampit Al-Hawl në kërkim të fëmijëve

Në kërkim të shqiptarëve, video e anti-terrorit brenda kampit Al-Hawl. Operacioni është zhvilluar kur trupat kurdë ndërronin turnet. Në videon e siguruar nga ”Shqiptarja.com”, shihen forcat shqiptare që janë në territorin ku gjenden fëmijët dhe gratë shqiptare. Tendat e bardha të mëdha janë të mbushura me njerëz, mes tyre dhe shqiptarë. Nga ana tjetër, në video shihen forcat e armatosura të cilat po ruajnë vendin nga kurdët pasi mund të shfaqen nga momenti në moment. Fatmirësisht operacioni ka përfunduar me sukses pasi në Shqipëri u arrit që të vijnë 4 fëmijë dhe 1 grua, ndërsa pritet që në ditët në vijim të riatdhesohen të tjerë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?