“Video e ISIS, komplot sllav kundër shqiptarëve”

 

Gazetari Arben Llalla, i njohur për raportimert e tij të dokumentuara lidhur me veprimtarinë anti-shqiptare të disa politikanëve në vendin tonë, ka reaguar për videon e fundit të ISIS, ku shihej një kosovar dhe një shqiptar që kërcënonin jobesimtarët e vendeve përkatëse.

“Nëse e shikoni me vëmendje videon që u shpërrnda dje e ISIS me mesazh për shqiptarët në Ballkan do vëreni që është vidio e vjetër, e realizuar në kohë dimri nga dhjetor-shkurt sepse deklaruesit janë me veshje dimërore”, – shkruante Llalla në profilin e tij në Facebook.

“Përse kjo video u riciklua tani? Kjo video doli në skenë nga mediat sllave me qëllimin për të ulur sadopak imazhin e politikës së Shqipërisë e cila dy muajve të fundit fitoj terren në Balkan” – e përfundonte komentin e tij Llalla, duke e konsideruar këtë video si një komplot anti-shqiptar.

SHKARKO APP