VIDEO/ E përplasi treni, vdes në spital 16-vjeçari. Ishte me kufje

Një aksident hekurudhor ka ndodhur rreth orës 11:00 në Durrës. Gazetarja Klodjana Haxhiaj raportoi për “BalkanWeb” se treni ka aksidentuar një nxënës të shkollës së mesme, i cili është dërguar në spital me urgjencë por nuk ka mundur të mbijetojë. Bëhet fjalë për 16-vjeçarin Samuel Kokomani. Ngjarja ka ndodhur në hyrje të stacionit të trenit në Durrës.

Sipas dëshmitarëve 16-vjeçari ka qenë me kufje në vesh dhe nuk e ka dëgjuar trenin, e rrjedhimisht pa mundur të largohet. Pas disa orëve në spital, 16-vjeçari ka ndërruar jetë me gjithë përpjekjet e mjekëve.

Durrës /Informacion Paraprak.
Më datë 20.05.2019, rreth orës 11:00, në lagjen Nr.4 Durrës, një shtetas ende i paidentifikuar, është aksidentuar nga treni. Ky shtetas u transportua në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Grupi Hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama
Treni përplas një nxënës shkolle, aksidenti në Durrës

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?