Video e re/ “Në të s*mës do shkosh, as qelia nuk të bën derman”, debati i plotë mes Nokës e Ramës
Të shumta ishin momentet e tensionit që nuk janë parë në kamera gjatë seancës së sotme plenare, ku mbizotëroi kaosi dhe tensioni. Deputetët e opozitës në shenjë kundërshtie qëlluan me sende të ndryshme, vezë, letra por dhe shishe uji ndaj Ramës.

Gazetarja Elda Menga ka siguruar për “BalkanWeb” një video ekskluzive gjatë kohës që kamerat kanë qenë të fikura.
Më poshtë debatet që janë zhvilluar në një pjesë të seancës, ku protagonist më së shumti është deputeti i PD-së Flamur Noka dhe kryeministri Edi Rama.
DEBATET
Paloka i thotë Ramës: Mendohu mirë o budalla…
Noka-Ramës: hajdut, hajdut, ke vjedhë gjithë Shqipërinë!
Rama-Nokës: Pylli.. pylli
Noka-Ramës: Në të s*mes do të shkosh, s’do kesh qeli që teë bëjë derman
Berisha-Ramës: Dil jashtë o rrugaç nga parlamenti, tr*p
Rama gjatë gjithë kohës dëgjohet duke thënë pylli pylli.
Noka-Ramës: S’jam si puna jote që vjedh, as nuk pi kokainë, more vesh?
Gramoz Ruçi futet në sallë
Berisha i drejtohet Ruçit: E përjashtove Bushatin, Gramoz?
Berisha: Sa të jenë ata në burg (kuksianët) këshu do e kini!
Noka: Përjashtoje Ramen
Rama: Unë nuk po shaj, shoh pyllin përballë dhe them pyll…..
Rama-gardës: Largohuni që këtëj, mos më rrini aty (Ia bën me shenjë)
KOHA JONË SONDAZH

