Video e vitit 89′ / Nënë Tereza çon lule tek varri Enver Hoxhës

 

Pak kohë më parë, u bë shenjtërimi i Nënë Terezës.

Gruaja me zemër të madhe për mbarë njerëzimin, për shkak të origjinës shqiptar bën edhe sot e kësaj dite krenar çdo shqiptar tjetër.  

Në muajin Gushti të vitit 1989, Nënë Tereza bëri vizitën e parë të saj në Shqipëri.

Kjo, pak muaj para se në vend të nisnin ndryshimet e para, pasuar me lëvizjet demokratike kundër regjimit komunist.

Gjatë kësaj vizite Nënë Tereza është filmuar duke çuar lule edhe te varri i ish- diktatorit Enver Hoxha. Kjo video e rrallë mësohet të jetë bërë nga TVSH.

 Nuk dihet nëse ka qenë kusht nga regjimi i kohës që ajo të vendoste lule, pasi më herët i ishte refuzuar vazhdimisht të vizitonte vendin tonë apo ka qenë dëshirë e vetë Nënë Terezës.

SHKARKO APP