VIDEO/ Edhe pse në burg, Salianji u bë ”pjesë” e takimit të PD në Korçë

Simpatizanti dhe korçari i famshëm, Ilir Vrenozi, shprehu mbështetjen për ish-deputetin demokrat Ervin Salianji, gjatë tubimit që u zhvillua këtë pasdite në Korçë. Pas kësaj, reagoi Salianji, që ripublikoi fjalimin e Vrenozit në “Facebook”, duke e falenderuar. “Zëri yt ka më shumë jehonë se zërat e pushtetit bashkë”, shkruan Salianji.

Postimi i plotë

Faleminderit Ilir Vrenozi. Zëri yt ka më shumë jehonë se zërat e pushtetit bashkë. Mirënjohje pa fund për demokratët e Korçës që përherë e në çdo sfidë luftojnë, përballen, vuajnë e fitojnë së bashku. Falenderim për mikun e veçantë timin dhe të çdo demokrati, Ilir Vrenozin, qëndresa, karakteri dhe burrërria e të cilit është frymëzim për çdo demokrat.

Swiss Digital Desktop Reklama

Edi Rama tentoi ta joshë, duke përdorur makinerinë e tij të rënde, po ai qendroi i pamposhtur, edhe pse pa media, pa oligarkë, pa pushtet, por vetëm me një telefon e shpirtin e tij të lirë. Vala e ngritur në atë sallë sonte, do rrezatojë gjatë në Korçë e në gjithë vendin.

Swiss Digital Mobile Reklama

Forca miq, kurajo. Do të shohim bashkë me 11 Maj se pushteti i vërtetë është i qytetarëve, ndërsa sundimi që ka ngritur autokratuci do të shembet bashkë me të, siç bie një ngrehinë e korruptuar dhe e kriminalizuar, e kalbur në moral.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?