Video editorial i “Koha Jonë”: Grusht shteti nga Rama. Hedh në erë zgjedhjet dhe integrimin

Video editorial i “Koha Jonë”: Grusht shteti nga Rama. Hedh në erë zgjedhjet dhe integrimin

Editorial/ Grusht shteti nga Rama. Hedh në erë zgjedhjet dhe integrimin

Ajo që po ndodhë me sabotimin e reformës zgjedhore nga Partia Socialiste është një grusht i mirëfilltë shteti. Refuzimi nga Edi Rama për të miratuar paktin politik me opozitën reale, të firmosur në tokën amerikane më 5 qershor, hedhë në erë zgjedhje e ardhshme, minon procesin e negociatave me BE dhe dëmton raportet me aleatët strategjikë SHBA dhe BE. Në asnjë rast tjetër, një lëvizje politike e qeverisë nuk ka shkaktuar kaq shumë dëme stabilitetin e vendit dhe të ardhmen e qytetarëve. Me reformën zgjedhore Edi Rama po hedh hapin e fundit për degradimin e demokracisë dhe kthimin e vendit në një regjim, ku qeveria dhe opozita false në Kuvend vendosin për gjithë të tjerët.
Kjo që po bën Rama është pak ta quash KRIMINALE.

Pavarësisht sesi po e paraqet nismën për hapjen e listave Edi Rama, në thelb ajo është ndryshim sistemi dhe ndalon koalicionet parazgjedhore. Kjo prek Kushtetutën dhe Kushtetuta kurrë nuk mund të ndryshohet një vit para zgjedhjeve dhe pa konsensusin e partive reale opozitare.
Një nismë e tillë, pa miratimin e opozitës reale është grusht shteti. PS erdhi në qeveri me vota të vjedhura në vitin 2017. Aktualisht Kuvendi ka një legjitimitet të munguar për shkak se ka vetëm 122 deputetë nga 140 që duhet të ketë. Kuvendi për herë të parë në 30 vjet nuk ka opozitë reale, por disa kukulla fijet e të cilave i tërheq Edi Ramës. Pra, në mazhorancë dhe në opozitën false kemi një pakicë që nuk përfaqëson qytetarët dhe këta njerëz sot vendosin të caktojnë rregullat e zgjedhjeve të ardhshme. Rregullat e lojës vendosen nga të gjitha palët bashkë, natyrisht edhe me ndërkombëtarët. Nëse rregullat për zgjedhjet bëhen vetëm nga PS, siç po ndodh, atëherë kemi kapjen e sistemit nga një grup njerëzish të akuzuar si vjedhës të zgjedhjeve me bandat më kriminale në vend. Në këtë mënyrë nuk do të kemi zgjedhje, por një fushatë vjedhjesh dhe një projekt për destabilitetin e vendin.

Refuzimi i Edi Ramës për të mos votuar reformën konsensusale godet direkt negociatat me BE. Komisioni Europian ka caktuar një nga kushtet për nisjen e negociatave miratimin e reformës me dakordësinë e palëve. Me hapin e fundit që po hedh Edi Rama ka dëmtuar seriozisht negociatat. Pra bashkë me grushtin institucional të shtetit, kemi dhe një tradhti kombëtar të rilindjes duke shkatërruar procesin e negociatave dhe integrimin në BE.
Fakti që po bllokon udhën drejt BE për  shqiptarët e sidomos të rinjtë tanë, mbetet një krim kombëtar që duhet ndëshkuar.
Qëndrimi i Edi Ramës për të miratuar ndryshimet kushtetuese të murrizave të parlamentit dhe opozitës false ka dhe një kosto serioze të raporteve mes Shqipërisë dhe aleatëve strategjik SHBA dhe BE. Nuk po flasim thjesht për fatin e qeverisë “Rama”, por për dëmin që pëson gjithë vendi. Problemi është se kryeministri dhe Parti Socialiste po tallen e poshtërojnë aleatët dhe ambasadorët e partnerëve tanë strategjikë. Refuzimi për të dëgjuar Sekretarin e Shtetit, Mike Pompeo, drejtuesit e Komisionit Europian, Bundestagun Gjerman dhe gjithë faktorët më peshë që janë miq të Shqipërisë nuk janë lëvizje politike, por lojë me zjarrin dhe me interesat e qytetarëve shqiptarë. Sigurisht ndërkombëtarët do të reagojnë dhe nuk mund të lejojnë që në Shqipëri të ketë një qeveri që del jashtë gjithë linjave demokratike dhe kthehet në regjim kriminal . Është një përplasje e pashmangshme, por që do të ketë kosto për të gjithë dhe kjo për faj të vetëm një njeriu, Edi Ramës.

Refuzimi për të miratuar paktin e 5 qershorit mes PS, PD dhe LSI prej nga Edi Ramës praktikisht rrëzon marrëveshjen për reformën zgjedhore. Bashkë me marrëveshjen Edi Rama ka shkatërruar zgjedhjet e ardhshme dhe ka futur qeverinë në një konflikt të hapur me aleatët strategjikë dhe popullin. Qytetarët duan zgjedhje normale dhe jo lojëra të pista që bëhen nga një qeveri dhe parlament me legjitimitet të cunguar. Më lëvizjen e fundit Edi Rama ka hapur sot portat e kaosit dhe tensioneve në vend. Nuk po dëmton thjesht opozitën reale, të cilën pasi e nxori nga sistemi ka vendosur ta eliminojë politikisht. Sot Edi Rama i ka hapur luftë qytetarëve shqiptarë, SHBA, BE dhe gjithë atyre që e duan këtë vend normal.
Ndaj nuk ka më kohë, nuk duhet më durim, nuk duhen vetëm deklarata politike opozitare, por PËRBALLJE ME KLIKËN QEVERITARE, BALLË PËR BALLË, me protesta

SHKARKO APP