Video editorial i “Koha Jonë”: Në mes të pandemisë Rama do t’u mbyllë gojën mediave

Video editorial i “Koha Jonë”: Në mes të pandemisë Rama do tu mbyllë gojën mediave

EDITORIAL/ Në mes të pandemisë Rama do tu mbyllë gojën mediave

Kryeministri Edi Rama është i vendosur të kalojë ligjin për kontrollin e mediave. Në planin e Kuvendit për muajin dhjetor, deputetët socialistë kanë parashikuar që brenda këtij muaji ligji që rikthen censurën të miratohet në Kuvend. Projekti i qeverisë parashikon ngritjen e institucioneve të kontrollit, kryesisht për median online. Duke shfrytëzuar luftën ndaj lajmeve të rremeve, kërkohet që një lajm të hiqet nga transmetimi ose të gjobitet media, kur informacioni nuk i duket i përshtatshëm qeverisë.

Ligji krijon hapësira abuzimi të pafundme, pasi që në fillim vendos gjobë dhe heq lajmin që nuk i pëlqen qeverisë, por pa i dhënë mundësi medias të bëjë ankimim. Mënyra si klasifikohet lajmi i pavërtetë nuk u lihet në dorë ekspertëve, por institucioneve të zgjedhura nga qeveria. Konkretisht, këto ditë mediat po denoncojnë skandale të forta lidhur me mënyrën sesi qeveria po menaxhon pandeminë. Kur flitet për jetën e qytetarëve, gazetarët kanë detyrë të tregojë vetëm të vërtetën dhe të shfaq gjithë problematikën, sado e rëndë të jetë ajo. Qeveria ka mohuar të gjitha denoncimeve e mediave dhe i ka sulmuar ato. Në rast se ky ligj që do të miratohet në dhjetor do të ishte në fuqi, qeveria nuk do të mjaftohej vetëm me akuza dhe mohime të raportimeve të gazetarëve, por do të kërkonte fshirjen e lajmeve dhe mbylljen e mediave që kanë bërë denoncimet. Ky është rreziku më i madh që u kanoset mediave gjatë viteve të fundit dhe miratimi i këtij ligji do të vendoste Shqipërinë në vendet e pakta në botë kundër fjalës së lirë.  Lufta ndaj lajmeve të rreme është një fenomen ndërkombëtar, por mënyra sesi ka zgjedhur të hyjë në këtë betejë qeveria shqiptarë nuk sjellë standarde më të mira në media, por rrit censurën dhe kontrollin qeveritar.

Projekti i kryeministrit Edi Rama për kontrollin e mediave online është kritikuar nga Komisioni i Venecias dhe shumica e organizatave ndërkombëtare për lirinë e medias. Të gjitha shoqatat medatike në vend kanë dalë kundër dhe kanë zhvilluar dhe tubime. Përfaqësues të Bashkimi Europian kanë paralajmëruar prej kohësh hapat e rrezikshëm që ka një nismë e tillë. Në refuzimin e radhës për negociatat, një nga kushtet e vendosura nga Holanda ishte mos miratimi i ligjit kontavers për mediat. Shqipëria mban presidencën e radhës së OSBE-së dhe ligji për median vjen në momentin më të papërshtatshëm. Vendi që duhet të jetë model për vlerat ndërkombëtare të pavarësisë së mediave, po e shfrytëzon këtë post për të vënë nën thundrën e qeverisë gjithë zërat kritikë.

Këmbëngulja e Edi Ramës për kalimin e ligjit të censurës me urgjencë lidhet edhe me fushatën zgjedhore. Qeveria nuk ka asnjë bilanc pozitiv në tetë vite dhe e vetmja mënyrë për të mbajtur nën kontroll mediat që denoncojnë skandale është ti kontrollosh me institucione qeveritare. Koha kur është zgjedhur miratimi i këtij ligjit i jep qeverisë të drejtë të fusë çfardo neni të dojë. Bota ndodhet nën frikën e pandemisë dhe institucionet ndërkombëtare do kenë shumë pak kohë të merren me standardet e lirisë së fjalës, në një vend si Shqipëria. Me këtë projekt kryeministri nuk do të fshehtë të gjitha skandalet me pandeminë, por dhe gjithë dështimin e qeverisë.

SHKARKO APP