Video editorial i “Koha Jonë”: Pushteti i korruptuar në sulm kundër Presidentit

Video-Editorial i “Koha Jonë”: Pushteti i korruptuar në sulm kundër Presidentit

Editorial/ Pushteti i korruptuar në sulm kundër Presidentit

Qeveria e kryeministrit Edi Rama ka hapur këto ditë frontin e sulmit kundër kreut të shtetit. Brenda pak gjithë kupola e rilindjes ka hedhur ndonjë gur në drejtim të kreut të shtetit dhe institucionit të Presidentit të Republikës. I pari ishte Edi Rama që më gjuhën e zakonshme fyese sulmoi kreun e shtetit për dhënien e shtetësive. Pas tij ishte radha e këshilltarit për mediat, Endri Fuga, i cili reagon një herë në dy vite për çështje që kanë të bëjnë më informimin publik ose nuk reagon kurrë kur mediat dhunohen nga qeveria. Këtë herë Fuga ishte shqetësuar për atë që e cilëson si sulm ndaj një botuesi nga ana e kreut të shtetit. Pas Fugës ishte radha e kryebashkiakut Erion Veliaj, që pasi përfundoi takimet e sajuara dhe asnjëherë me praninë e medias u shqetësua për lirinë e medias dhe sulmoi kreun e shtetit. Në koncertin e sharjeve dhe fyerjeve nuk mund të mungonte dhe ministrja për marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali. Ministrja për Parlamentin në shtetin pa parlament nuk mendohet shumë se cila është tema për të cilën reagon dhe as sesi qëndrojnë faktet. Zakonisht ka një tekst të gatshëm më fyerje dhe ofendime ndaj Presidenti dhe LSI dhe e publikon atë sa herë që i dërgon SMS Edi Rama ose Endri Fuga.

Çështja për të cilën sulmohet kreu i shtetit nuk ja vlen të komentohet kaq gjatë dhe as të zërë kaq shumë hapësirë. Në bazë të ligjit kreu i shtetit ka dhënë shtetësisë duke marrë informacione nga institucionet e sigurisë për çdo emër dhe procedurë. Nëse një emër del me problem, siç deklaron se fundi PS dhe ndonjë media, përgjegjësia për verifikimin është e institucioneve që japin të dhënat dhe jo e kreut të shtetit. Kaq është debati dhe ky fushata që ka nisur Partia Socialiste dhe kupola e Rilindjes nuk është as e mbështetur me fakte dhe as mbin ndonjë shkelje tjetër.

Ajo që bie në sy në reagimet e PS dhe kupolës së rilindjes është gjuha e përdorur. Vetëm disa nga fjalët e thënë sot nga drejtuesit e PS për kreun e shtetit tregojnë se në çfarë degradimi dhe niveli të ulët etik është katandisur PS. Kur një ministre apo kryeministër që i thotë kreut të shtetit “zuzar”  dhe “matrapaz”  politika normale, etika personale dhe qytetare ka marrë fund. Në mënyrë paradoksale rilindja sulmon kreun e shtetit për gjuhë të ashpër, por nëse lexon deklarata e tyre të fryra me metafora fyese dhe epitete perverse, kupton se njerëzit që nuk kanë lidhje me moralin dhe etikën janë pikërisht sot në drejtimin e punëve të vendit.

Që sulmet ndaj kreut të shtetit nuk kanë asnjë bazë ligjore, këtë e kanë marrë vesh të gjithë ata që janë munduar të ulen dhe të lexojë ligjin. Ajo që fshihet pas sjelljes së rilindjes kundër kreut të shtetit është tjetër gjë. Sulmet kanë nisur pikërisht kur afera e inceneratorëve plasi në publik. Janë 75 milionë euro korrupsion që përfshijë, drejtorë, deputetë, ministra dhe deri vetë kreun e qeverisë. Është një aferë skandaloze që nëse drejtësia hetonte në mënyrë të pavarur do kishte lëshuar me kohë fletë arrestimet. Të parët që e dinë këtë gjë janë ata që kanë firmos dhe me papërgjshmëri sot flasin për moral dhe bëjnë politikë me plehrat. Për të larguar vëmendjen nga ky skandal dhe problemet e tjera që në vend nuk mungojnë, është sajuar beteja dhe sulmet me kreun e shtetit. Është një fushatë e pistë, pa asnjë moral që po bëhet nga rilindja në një mënyrë të ndyrë. Në këto sulme nuk ka asgjë që lidhet me ligjet dhe me parimet kundër kreut të shtetit. Është thjeshtë banda e korruptuar që kërkon të shpëtojë duke shpikur skandale, kur në fakt skandalet janë vetë në zyrat e tyre.

SHKARKO APP