Video-editoriali i “Koha Jonë”: Dy komente nga opozita PD dhe LSI
Video-editoriali i “Koha Jonë”: Dy komente nga opozita PD dhe LSI
Sot Edi Rama nxori Damian Gjiknurin të mbronte krimin kushtetues dhe zgjedhor që ka synim të realizojë me 30 korrik.
I menjëhershëm ishte reagimi i Petrit Vasilit, numrit dy në LSI,
Ja se çfarë shkruan Petrit Vasili sot:
Hajdutet e votave flasin në “emër” të popullit !? Rama dhe Gjiknuri, hajdutë të çertifikuar të votave të popullit me krimin e organizuar, kanë surrat dhe flasin gjoja në emër të tij. Ndryshimi i njëanshëm i Kushtetutës nga Rama është vetëm në emër të krimit dhe kundër popullit.
Opozita kërkon Listat e hapura 100% në emër të popullit. Koalicionin e shqiptarëve kundër Edi Rames nuk e ndalë dhe nuk mund ta ndalë dot askush. Rama në shtërzimet e humbjes po sillet pështirshëm si zvarranik politik. Shiheni VIDEON se si hajdutët rilindas të votave, të njohur boterisht i vënë vulen vjedhjes së votës me krimin në Dibër.
Kujtojeni këtë VIDEO sa herë që këta hajdutë do të guxojnë të flasin për reformen zgjedhore dhe përbuzni dhe poshtëroni pa mëshirë ata dhe zorrat qorre përqark tyre. Kjo VIDEO është bërë publike nga gazeta gjermane BILD dhe njihet anë e mbanë botës. Shqiptarëve nuk u lejohet ta harrojnë!
Kaq shkruan Vasili dhe publikon videon ku BILD nxjerr vjedhjen e votave nga PS në bashkëpunim me bandat kriminale.
Pas Petrit Vasilit ka reaguar edhe selia blu me anë të Gazmend Bardhit, numrit dy në PD.
Ja komenti tij:
Ndryshimi i njëanshëm i Kushtetutës është provë që Edi Rama vazhdon koalicionin me krimin e organizuar. Zgjedhjet në Shqipëri nuk i ka dëmtuar pjesëmarrja e partive politike në zgjedhje, por bashkëpunimi i Damianit me Ymer Lalat në blerjen e votave, bashkëpunimi i Vangjushit me Avdylajt në caktimin e kandidatëve dhe kërcënimin e votuesve, etj. Pra, zgjedhjet i ka dëmtuar koalicioni i Edi Ramës me krimin e organizuar dhe jo koalicioni parazgjedhor i partive politike.
I braktisur nga qytetarët, Edi Rama po tenton të prish rregullat e garës në mënyrë të njëanshme, i friksuar nga humbja e zgjedhjeve dhe pushtetit të tij personal, që në 7 vjet e përdori vetëm për të mbështetur veten, oligarkët dhe krimin e organizuar!
Asnjë ndryshim i njëanshëm nuk mund të jetë i detyrueshëm për opozitën politike të vendit. Nëse Edi Rama ka vendosur të hedhë në erë zgjedhjet e ardhshme, ne do të bëjmë gjithçka që koston ta mbajë ai, personalisht, jo Shqipëria e shqiptarët.
Keto ishin dy komentet e numrave dy, në PD dhe LSI.
Me datë 30 korrik pritet që të vendoset fati i vendit, për zgjedhje normale me rregulla të gjithëpranuara apo rregulla të njëanshme ku do ketë përplasje e luftë në kutitet e votimit, edhe me hunjë!