Video-editoriali i “Koha Jonë”: Lulzim Basha u prit si kryeministër edhe në Kosovë

Video-editoriali i “Koha Jonë”: Lulzim Basha u prit si kryeministër edhe në Kosovë

Editorial/ Lulzim Basha u prit si kryeministër edhe në Kosovë

Lulzim Basha ndodhet sot në Kosovë në një vizitë zyrtare, ku u prit nga të gjithë drejtuesit e shtetit kosovar. Basha u prit nga presidenti Hashim Thaçi, nga kryeministri Abdullah Hoti dhe nga kryeparlamentarja Vjosa Osmani si dhe nga drejtues të partive politike.

Në të vërtetë pritja e ngrohtë ishte normale, pasi flitet për liderin e opozitës në Shqipëri që nesër do të jetë edhe kryeministri i Shqipërisë. Por protokolli që iu rezervua ishte në rangun e kryeministrit dhe jo kandidatit për kryeministër.

Kjo pritje më nivel kryeministri e Bashës vjen fill pas pritjes ceremoniale në presidencën e Shqipërisë nga presidenti Ilir Meta. Shkelja e protokollit nga Ilir Meta ishte dhe një mesazh në linjën e ambasadores amerikane në Tiranë Yuri Kim e cila ka thënë se duhet “qarkulluar gjaku”, ku është pyetur për rotacionin politik në Tiranë.

Edhe pritja e sotme në Prishtinë me protokoll në nivel presidenti Republike apo kryeministri tregon se Lulzim Basha e ka fituar staturën e drejtuesit të një qeverie të re e cila po vjen pas zgjedhjeve parlamentare në prill të vitit të ardhshëm.

Nuk besohet se krejt institucionet e Kosovës u nxituan apo gabuan në protokoll, duke e pritur liderin e opozitës shqiptare si kryeministër. Natyrisht që ka një nuhatje politike shqiptare dhe ndërkombëtare se pushteti në Tiranë po ndryshon dhe duhet të ndryshojë, ku natyrisht kryeministri do jetë lideri opozitar.

Lulzim Basha ka kohë që është shndërruar në një politikan të nivelit të lartë, largpamës, bashkëpunues dhe që po fiton përkrahje ndërkombëtare.

Nga ana tjetër mazhoranca në Tiranë po shkon drejt rrënimit të saj politik për fajin e saj, aq me tepër që edhe opozitën reale nuk e kishte në parlament dhe prapë se prapë nuk u ngopën me koncensione, PPP, tenderime, korrupsion, etj.

Kishte të drejtë Presidenti Meta që e priti si kryeministër në presidencë.

Tashmë Lulzim Basha po bëhet gati për kryeministër i Shqipërisë.

Mbetet ti urojmë që të mos mbajë afër oligarkët e Ramës dhe asnjë oligarkë, që të mbajë premtimet dhe të ngjallë shpresat te shqiptarët për një rritje të mirëqenies popullore.

SHKARKO APP