Video-editoriali i “Koha Jonë”: Rama e ka ndarë mendjen: Murit me kokë!
Video-editoriali i “Koha Jonë”: Rama e ka ndarë mendjen: Murit me kokë!
Edi Rama u shfaq sot me tone ekzaltuese, sikur të kishte pirë ndonjë mall amerikano-latin dhe u duartrokit nga shumica e deputetëve idiotë të opozitës parlamentare. Pak deputetët të PS e duartrokitën shefin e tyre, kurse nuk ndalonte moria e duartrokitjeve nga deputetët opozitarë, të cilët pa pikë skrupulli, bëjnë sikur mendojnë për listat e hapura. Ato, asnjeri prej tyre, nuk merr vota nga fisi e jo më të marrin vota për tu bërë deputetë.
Ja ku ka rënë Shqipëria, në ditën e saj të qametit, kur del Edi Rama shan opozitën reale dhe e duartroket opozita parlamentare, kurse deputetët e PS nuk flisnin.
Kryeministri sot kërcënoi gjermanët dhe Bashkimin Europian duke thënë se jemi parlament Sovran dhe vendosim vetë se çfarë bëjmë me Kushtetutën tonë, duke thënë hapur se do ta ndryshojë kushtetutën pa pyetur njeri. I mjaftojnë vetëm deputetët e opozitës parlamentare, ca idiotë të lindur dhe ca të kultivuar që të vjen ti pështysh në mes të rrugës kur i shikon.
Kur kryeministri fliste në parlament nga Brukseli vjen deklarata zyrtare. Parlamenti Europian doli me deklaratë shtypi se nuk duhen bërë ndryshime të tjera përjashtuar ato që janë firmosur në marrëveshjen e 5 qershorit. Por Edi Rama, si dikur Enver Hoxha, i tregoi Europës kufirin të thana duke iu thënë se Marrëveshjen po e votoj, por do të bëjë edhe ca ndryshime në Kushtetutë, të cilat rrëzojnë praktikisht atë që ka firmosur.
Marrëveshja është kusht i Bashkimit Europian për të vazhduar negociatat, bile kushti numër një. Por kryeministri e rrëzoi kushtin e parë, ndonëse ka vënë firmën aty. Ai tha sot në parlament se nuk e kam dashur këtë marrëveshje, por se si e firmosi një Zot e di!
Mazhoranca donte t’i merrte edhe komisionet e votimit, numërimit, KQZ dhe rezultatin ta shpallte vetë. Pra kot sa votonin njerëzit sepse donte që të mos kishin përfaqësues PD dhe LSI, por gjoja të ishin të pavarur si mësues dhe administratë shtetërore, pra Rilindja.
E cilët mësuesë apo punonjës të qeverisë ua mban të jap rezultatin që nuk do kryeministri! Ndaj do ti numëronin siç do Taulant Balla, duke e nxjerrë pa filluar votimi, fituese Rilindjen.
Duke pasur respekt për mësuesit dhe administratën, pa i fyer, por dihet se si janë emëruar shumica dhe çfarë presioni kanë nga qeveria, kështu që këta komisionerë gjoja të pavarur synonte të kishte PS-ja.
Ndërhyrja e SHBA, BE dhe Britanisë së Madhe solli Marrëveshjen e 5 qershorit, të cilën tashmë Edi Rama thotë se nuk duhej firmosur, por për ti bërë qejfin Lulit e firmosa. Kjo është një lojë e ndyrë e qeverisë, e cila pasi ka rrëmbyer çdo pushtet, synon të rrijë me zor edhe katër vite të tjera.
Rilindja e Ramës e do me çdo kusht pushtetin për herë të tretë, sepse ka akoma PPP, koncensione, leje ndërtimi, fshatra turistikë pa dhënë, ndaj po ndryshon Kushtetutën në mënyrë që të gjejë mënyra vjedhje dhe shkatërrim të koalicionëve parazgjedhore.
Edi Rama po merr gjithçka, por edhe do ti humbë të gjitha nëse vazhdon në këtë udhë të zezë, sepse në mos reagoftë Opozita reale, reagon edhe ZOTI!