Video-editoriali i “Koha Jonë”: Si nuk u ngopën këta Rilindasit?!

Video-editoriali i “Koha Jonë”: Si nuk u ngopën këta Rilindasit?!

Editorial/ Si nuk u ngopën këta Rilindasit?!

Rilindja erdhi si sekt në PS; u mori selinë, i përzuri të ndershmit dhe i la socialistët me gisht në gojë!
Dikush thotë se janë sektë, të tjerë se janë mafie, të tjerë thonë se janë grupi “merr dhe mbush thasët e ikë”, siç ka edhe zemërakë në PS që pohojnë se Rilindja është një Bandë e madhe kriminale, e mirëstrukturuar që kanë suport financiar botërorë.
Rilindja që pushtoi PS-në nga pak e përditë nga viti 2005 e këtej ka ndryshuar shtyllën kurrizore të PS-së, edhe ngjyrën e flamurit e bënë si të ishte bimë vajore, edhe selinë rozë e kthyen si bankë lëvizëse që merr para cash që i tranporton natën me skafe, përzier me kokainë e kanabis.
Gjithkush në PS, në vitin 2005, u lumturua kur iku Fatos Nano, siç edhe u hidhëruan shpejt kur Edi Rama mbylli fraksionet, mendimet alternative si dhe filloi largimin e figurave emblematike në këtë parti.
Në të vertetë disave mirë ua bëri se ishin mësuar si servilë ta ndërronin pllakën sipas shefit të partisë.
Më pas Rilindja, si një sekt i mirëorganizuar, me struktura e më financime sekrete, filloi spastrimin total. Kur pranonte statutin e këtij sekti pranohej në parti dhe emërohej në qeverisje.
Slogani: “Merr shpejt e shpejt se nuk i dihet!”- u kthye në udhërrëfyes në Rilindje.
Më pas u lidhën me oligarkët, ose më saktë këta paguan te Rilindja, si fillim, e ku më pas kapën shtetin duke e vendosur Rilindjen të punojë e paguajë oligarkët. Të pangopur si sekt pushtues në PS, kërkuan dhe gjetën banditët që dinin të vidhnin e blinin vota. Ata u bënë “policët e partisë”, këta të kanabisit kishin me shumë fuqi e pushtet në shtet se vetë policia e shtetit.
Të pangopur në para e pasuri morën PPP, koncensione, tenderime, fshatra turistikë, kulla biznesi, shembën Teatrin Kombëtar, po marrin parkun artificial të Tiranës, po përlajnë tokat në bregdet, etj.
Kaq të pangopur si këta rilindasit e PS-së nuk kishim parë që prej vitit 1991!
Këta nuk kanë parime, nuk kanë turp apo hezitim, nuk skuqen aspak, por njohin vetëm monedhën në euro apo dollarë. Si rilindje nuk numërojnë më, por i peshojnë thasët me euro.
Sa të pangopur paskan qenë këta Rilindas, aqsa edhe gjakun ua pinë socialistëve të thjeshtë ku iu morën partinë dhe ua kthyen në qendër biznesi e kanabisi.
Por PS-ja e vertetë nuk mund të vdesë, ajo duhet për demokracinë, ajo duhet të flakë Rilindjen që të kthehet si shpresë për socialistët.
Fraza e njerëzve për këta të Rilindjes është: Si ka mundësi që nuk u ngopën me kaq vite në pushtet?!

SHKARKO APP