VIDEO/ Edmond Panariti: Supermarketet dhe bankat t’ju shërbejnë klientëve në shtëpi
Ish-ministri i Bujqësisë Edmond Panariti në një lidhje telefonike me Fax Neës u shpreh se java që sapo kemi hyrë është kritike në përhapjen e koronavirusit, ndërsa pohoi se nuk i duhet dhënë mundësia përhapjes së mëtejshme të pandemisë.
Panariti tha gjithashtu se bankat dhe rrjeti i supermarketeve duhet të praktikojnë shpërndarjen e produkteve dhe shërbimeve nëpër banesat e klientëve përmes mënyrave që përdforen në shumë vende theksoi ai, ndërsa këtë e shikon si një masë për të bërë të mundur diferencimin social.
“Rrjetet e marketeve duhet të fusin një mënyrë shërbimi ku dërgojnë furnizimie popullatës me anë të porosive nëpër banesat e tyre. E njëjta gjë duhet të bëhet edhe nga bankat që përmes mjeteve të saj dërgon nëpër banesa pensionet apo pagat, këtë punë duhet të bëjë qeveria që të bëjë sa më shumë të jetë e jmundur distancimin social. Qeveria duhet të ketë qëndrim më aktibv ndaj situatës”, tha Panariti.
Ish-ministri e konsideron më me prioritet sektorin e bujqësisë dhe mbështetjen financiare të tij se sa koncesionet pë ndërtimin e rrugëve.
“Qeveria duhet të japë mbështetje lehtësuese financiare ndaj bujqësisë dhe blegtorisë. Duhet të jesh në gjendje që kur të jesh në gjendje lufte të kesh përgatitjet e duhura për të furnizuar popullatën. Nuk është prioritet aspak ndërtimi i autostradave me koncesion ndërsa është shumë me prioritet bujqësia dhe blegtoria e për këtë duhet të ketë mbështetje”, tha Panariti teksa situatën e konsideron si shumë kritike dhe bën thirrje për të qëndruar në shtëpi si e vetmja mënyrë për të shmnagur diçka më të rëndë.
https://www.facebook.com/faxweb.al/videos/508994103091536/