VIDEO/ Ekstradimi nga SHBA-ja i Shkëmbit, ministri Balla: Sundimi i ligjit do të g*dasë mbi këdo

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka dhënë një reagim pas ekstradimit nga SHBA të të dënuarit me 12 vite burgim për trafik narkotikësh, Albert Shkëmbi.

“Një tjetër rezultat i mirë i Policisë së Shtetit, e cila falë bashkëpunimit me Zyrën Rajonale të Sigurisë (RSO)/Zyra e Hetimeve kriminale (OCIU) pranë Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, bënë të mundur lokalizimin, arrestimin dhe ekstradimin sot të një shtetasi të dënuar me 12 vite burgim për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike, i cili fshihej në Neë Jersey, SHBA”, u shpreh Balla.

Ministri theksoi se sundimi i ligjit do të godasë mbi këdo dhe pandërshkueshmëria do të marrë fund”. “Askush nuk do të mund t’i fshihet përballjes me drejtësinë”, nënvizoi Balla.

SHKARKO APP