VIDEO/ Ekstradohet anëtari i grupit kriminal, Balla: Bashkëpunim me Interpol për personat në kërkim

Dy persona të shpallur në kërkim për trafik droge janë ekstraduar nga Italia dhe Greqia në vendin tonë. I ekstraduari nga Italia, Gjergji Luli, rezulton anëtar i një grupi kriminal që trafikonte drogë Shqipëri-Itali.

Bëhet fjalë për një grup kriminal prej 21 personash, që drejtohej nga Gernard Beu, Emirjan Beu dhe Braniol Liço. Më 16 dhjetor, SPAK mbylli dosjen për këtë grup kriminal dhe ia kaloi për gjykim GJKKO.

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla thotë se vijon bashkëpunimi me Interpol për gjetjen e personave në kërkim ndërkombëtar nga drejtësia, për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë.

Balla përgëzoi Interpol Tirana, e cila në bashkëpunim edhe me njësitë partnere në Itali dhe Greqi, lokalizuan, ndaluan dhe ekstraduan sot në Shqipëri dy persona, pjesëtarë të grupeve kriminale të përfshira në trafik ndërkombëtar lëndësh narkotike.

Postimi i plotë

Vijon çdo ditë bashkëpunimi i shkëlqyer me Interpol për gjetjen e personave në kërkim ndërkombëtar nga drejtësia, për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë.

Përgëzime Interpol Tirana në bashkëpunim edhe me njësitë partnere në Itali dhe Greqi, lokalizuan, ndaluan dhe sot ekstraduan në Shqipëri dy persona, pjesëtarë të grupeve kriminale të përfshira në trafik ndërkombëtar lëndësh narkotike.

SHKARKO APP