VIDEO/ Ekstradohet nga Abu Dhabi në Rinas i shumëkërkuari me tre emra. Me duart në pranga, i rrethuar nga policia

Policia e Shtetit bën me dije se ka ekstraduar nga Abu Dhabi për në Rinas një person, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.

“Sot më datën 21.08.2024, në kuadër të operacionit të koduar “Para drejtësisë”, nga strukturat e specializuara dhe Forca e Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale është realizuar operacioni policor për sjelljen nga Abu Dhabi në Shqipëri e shtetasit në kërkim ndërkombëtar: Arjan Malko, alias Erjon Malko, alias Erjon Fejzulla.

Ky person është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Hetimeve të Torinos, Itali ka lëshuar për këtë shtetas masën e sigurisë personale urdhër “Arrest në burg” më dt.11.04.2024, për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga legjislacioni penal italian, i cili parashikon maksimumin e dënimit me 20 vjet.

SHKARKO APP