VIDEO-Ekzekutohet në makinë ish-efektivi i policisë

 

Atentat me armë zjarri në aksin rrugor Lezhë-Shkodër. Një ish efektiv i policisë rrugore është ekzekutuar me armë zjarri rreth orës 20:25 të mbrëmjes së të shtunës, 2 janar 2015 ndërsa udhëtonte drejt Shkodrës. (Ne foto: Makina ku ndodhej viktima)
Viktima është shtetasi Dritan Lorenci, ish-efektiv i policisë rrugore Lezhë.
Ai u qëllua me armë zjarri në automjetin e tij nga një makinë tjetër në lëvizje në fshatin Mabe të Lezhës.
“Me datë 02.01.2016, rreth orës 20.25 në segmentin e rrugës autostradë Lezhë-Shkodër, vendi i quajtur “Mabe” nga persona të pa identifikuar është gjuajtur me armë zjarri në drejtim të mjetit tip Lançia ngjyrë blu me targa AA479KJ , ku si pasojë ka ngelur i vdekur drejtuesi i mjetit me iniciale D.L, ish-punonjës policie” informoi zyrtarisht policia 
Atentatorët janë larguar me shpejtësi në drejtim të paditur.

SHKARKO APP