Video erotike, avokati Daci: Janë disa kryebashkiakë që pritet të shkarkohen
Avokati Jordan Daci, i ftuar sonte në “Top Story” thotë se ka të tjera video erotike që do të çojnë në shkarkimin e kryebashkiakëve të tjerë në vijim.
”Ka disa hetime edhe për disa kryetarë të tjerë, që edhe mund të shkarkohen. Imagjinoni sa periudhë e shkurtër. Ne jemi dëshmitarë që në mandatin e shkuar, një numër jo i vogël kryetarësh bashkish, ranë dëshmorë të dekriminalizimit. Ngrihen shumë pikëpyetje, si nga pikëpamja ligjore, edhe pikëpamja morale”,-tha Daci.
Duke u shprehur se “paligjshmëria dhe imoraliteti” janë rrënjosur në kulturën tonë, Daci pyet “çfarë do të ndodhte nëse Alma K. do të kërkonte një tender më të madh”. Ish-kryebashkiaku Gjici është pas hekurave nën akuzën e korrupsionit pasiv dhe shpërdorimit të detyrës.