VIDEO/ Fillon shembja e shtëpive në Tiranë, ja çfarë po ndodh

Një ngjarje e paprecedentë po ndodh në këto moment në Tiranë në zonën e njohur si “Selvia” ku po shemben disa shtëpi dhe biznese.

Sipas asaj që raporton Faxweb, janë shembur dy dyqane dhe një shtëpi ndaj të cilave disponojnë dokumente që vërtetojnë se janë të ligjshme të pajisura me hipotekë pasi janë godina dhe banesa të vjetra.

Mësohet se po vijon shembja e dy dyqaneve si dhe një banese ku pronarët e tyre deklarojnë se nuk ka pasur asnjë njoftim.

Swiss Digital Desktop Reklama

Punonjësit e bashkisë, sipas tyre, kanë ardhur dhe kanë zabtuar pronat e tyre duke larguar në drejtim të paditur edhe materialet që ndodheshin brenda.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pronarët deklaruan gjithashtu se iu kanë treguar dokumentat e pronësisë por ata nuk i kanë përfillur dhe nga ana e tyre gjithashtu nuk kanë treguar asnjë shkresë ligjore që shpjegon këtë vendim.

https://www.facebook.com/faxweb.al/videos/326063218073490/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?