VIDEO/ Flamuri i Kosovës ngatërrohet në Shkup para se Kurti të fliste, gabim apo provokim? Vjen pas incidentit me Osmanin
Kur ende nuk është shuar skandali i presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani që u përball në aeroportin e Shkupit, një tjetër incident thuajse është finalizuar ditën e sotme gjatë vizitës së kryeministrit Albin Kurti në Maqedoninë e Veriut. Para fillimit të konferencës për shtyp të Kurtit me homologun, është dalluar ngatërrimi i flamurit të Kosovës. Në vend të tij, në sallën e konferencës ishte vendosur flamuri i Bashkimit Evropian. Ky i fundit u pikas dhe u ndryshua vetëm pak para nisjes së konferencës për shtyp. Është gabim apo provokim?
View this post on Instagram