VIDEO-FOTO/ Anti-mitingu i Ramës, shihni rreshtin e pafund të autobusëve plot me administratë
Kryeministri Edi Rama ishte sot në Vlorë, në atë që ai pëlqen ta quajë turi për “Bashkinë që duam”. Por i ndjerë në vështirësi nga protesta e opozitës dhe qytetarëve në Tiranë, deputeti i Vlorës kishte porositur punonjës të administratës së tij nga e gjithë Shqipëria, që “Sheshi i Flamurit” t’i dukej sa më i tejmbushur.
Siç shihet edhe në videon që publikon Syri.net, rradhë të gjata autobusësh janë pare sot në qytetin bregdetar me punonjës administrate që mbërrinin nga e gjithë Shqipëria në ndihmë të Ramës.

KOHA JONË SONDAZH

