Video-Foto/ Identifikohet shqiptari që vdiq në Itali. Emri

Manuel Toska është emri i shqiptarit 20-vjeçar që humbi jetën sot në mëngjes në një aksident rrugor në Chiesanuova, në provincën e Leçes.

I riu ishte duke shkuar në punë me makinën e të atit, një Alfa Romeo 147, kur një gungë në rrugë bëri që makina të dilte dhunshëm nga rruga e të përplasej me një ulli.

Drejtuesit e mjeteve që kalonin aty njoftuan menjëherë urgjencën, por më kot pasi Manueli kishte vdekur në vend, çka u konfimuar nga ekipi mjekësor.

Swiss Digital Desktop Reklama

20-vjeçari ishte lindur në Gallipoli dhe banonte në Sannicola me familjen.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?