VIDEO-FOTO/ Njëri i plagosur, tjetri në arrati. Kush janë 2 vëllezërit nga Puka që iu dështoi grabitja
Personat që shihni në foto janë vëllezërit Arben dhe Ardi Muça, dy nga autorët që tentuan të grabisnin banesën në Fier, ku pas shkëmbimit të zjarrit me policinë, një prej tyre mbeti i plagosur, ndërsa tjetri u arratis. Dy vëllezërit morën pjesë në grabitje bashkë me kunatin e tyre dhe me një tjetër person.
Po ashtu mësohet se Arben dhe Ardi Muça, kishin lindur në Pukë, ndërsa banesën e prindërve e kishin në Ndoq.
Arben Muça aktualisht ndodhet në spitalin e Fierit, pas plagëve të marra, ndërsa vëllai është në kërkim nga policia. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 03:00 në lagjen ‘29 Nëntori’ në Fier.
37-vjeçari i plagosur pavarësisht se deklaroi për policinë që jetonte në Ndoq, ai ishte transferuar në Durrës bashkë më gruan dhe fëmijët.
“BalkanWeb” dhe “News 24” ka siguruar edhe një video nga shtëpia e prindërve në Ndroq, pasi në vendin e ngjarjes ka shkuar gazetari Klajdi Bodlli. Në pamjet në fjalë shihet se në banesë nuk jeton njeri dhe se ajo është ende në rregullim e sipër.


KOHA JONË SONDAZH

