VIDEO + Foto/ Post-Kongres, Delegatët e PS të painteresuar, ku ishte vëmendja?
Kongresi i Partisë Socialiste ka vazhduar punimet edhe sot, të nisura prej ditës së djeshme.
Kongresi i PS-së do të zgjasë për 3 ditë rresht dhe zgjedhja e strukturave të reja do të jetë fokusi i Partisë Socialiste në Pallatin e Koncerteve në Tiranë.
Nga ky Kongres do të dalin anëtarët e rinj të Asamblesë Kombëtare.
Sot ishte dita e dytë e punimeve ku u votuan ndryshimet në Statutin e Partisë Socialiste. Ndërsa ditën e nesërme në 1 Mars, kryefjala e Kongresit do të jenë të rinjtë.
Gjatë ditës së sotme, pjesa më e madhe e ministrave mbajtën fjalën e tyre përpara delegatëve, duke shpalosur sukseset që kishin arritur gjatë punës së tyre, dhe se si do të vazhdojnë të korrin suksese të mëtejshme, duke bërë që të marrin edhe një mandat të tretë në 2021.
ABC News ka ndjekur hap pas hapi zhvillimet e Kongresit duke intervistuar edhe anëtarë, e deputetë të PS.
Ajo që vihet re në këtë Kongres, është interesi pakët ose aspak i delegatëve, për të dëgjuar atë çfarë thonë anëtarët e qeverisë.
Sic shihet nga fotot që abcnews.al ka publikuar shumë prej delegatëve nuk e kanë mendjen fare se çfarë thonë folësit. Më interesant me sa duket, për ta, është celulari dhe bota e internetit.
Ja psh. Niko Peleshi shfaqet më i interesuar për atë që Kryeminisri është duke parë në celular, dashje apo pa dashje sheh çfarë komunikon Rama në celularin e tij.
Disa të tjerë kanë menduar të marrin një sy gjumë…..
Për disa të tjerë, një dorë muhabet, është më tërheqëse, se sa të dëgjojnë arritjet që ka korrur qeveria deri më tani.
Ndoshta dita e tretë e Kongresit të Partisë Socialiste, do të jetë më tërheqëse për delegatët, duke qënë se kryefjala do të jenë të rinjtë./abcnews.al