VIDEO/ “Gara” shpejtësie në Unazën e madhe
Vijojnë garat e shpejtësisë në Unazën e Madhe në Tiranë.
Që nga zona e kopshtit Zoologjik e deri tek rrethrrotullimi në TEG, sërish kanë vazhduar garat e të rinjve me makina.
Edhe pse policia ka arritur që të ndalojë dhe të vendosë shumë gjoba, sërish shpejtësia mbi normat e lejuara ka vazhduar.
‘Unaza e madhe, një nga akset rrugore te cilësuar si njollë e zezë nga Policia Rrugore për shkak të shpejtësive vrastare për jetën, apo si pistë për gara makinash, po kthehet ne nje segment normal dhe me siguri.
Plot 300 minuta, kontroll me Radar për të parandaluar aksidentet qe vijnë si rezultat i shpejtësive mbi normat e lejuara, u evidentuan vetëm dy raste, 135 e 137 km/h’, thotë policia me një postim në Facebook.