VIDEO/ Gjobitet dhe i pezullohet patenta policit, lëvizte në kah të kundërt

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë reagon për videon e postuar në rrjetet sociale, ku shfaqet një automjet policie duke lëvizur në kah të kundërt të drejtimit të lëvizjes, në qytetin e Pogradecit.

Policia e Korçës bëri të ditur se për shkeljen e kryer, bazuar në Kodin Rrugor, drejtuesi i automjetit, shtetasi Th. K., punonjës policie i DVP Korçë, është ndëshkuar me masën administrative 10 000 lekë, i është pezulluar leja e drejtimit për 3 muaj dhe janë zbritur 6 pikë nga leja e drejtimit.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 çdo rast të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor dhe i garanton ata se do të reagojë menjëherë dhe konform ligjit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?