VIDEO/ Goditja e grupit kri*inal në fushën e migracionit, Balla: 26 në pranga, mbi 1 mln euro të sekuestruara

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla përshëndet punën nga institucionet ligjzbatuese për goditjen e grupit kriminal në fushën e migracionit. Duke ndarë pamje nga operacioni i zhvilluar nga Policia, Balla bën të ditur se janë arrestuar 26 persona dhe mes tyre 4 punonjës policie. “Përgëzime Departamentit të Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit dhe prokurorëve të SPAK, falë hetimit profesional të të cilëve është goditur një rrjet ndërkombëtar trafikimi. Janë 26 persona të arrestuar, mes tyre edhe 4 punonjës policie; mbi 1 milion euro (cash) armë zjarri, 13 automjete dhe sasi lëndë narkotike”, përfundon Balla.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?