VIDEO/ Grabitja me dhunë në një fshat të Tiranës, momenti i arrestimi të 3 autorëve. Ku e kishin fshehur armën e krimit

Policia e Shtetit ka publikuar pamjet nga arrestimi i tre të rinjve, autorë të dyshuar për grabitjen e ndodhur gjatë dy ditë më parë në Qinam të Tiranës.

Bëhet fjalë për shtetasit Jani Aruçi, 29 vjec, organizatorë i grabitjes, dhe dy vellezërit Ndriçim dhe Durim Bami, nga Tapiza.

Gazetarja Dorjana Bezat raporton për ‘BalkanWeb’ se autorët e ngjarjes kanë pasur lidhje të brendshme me familjen që grabitën, pasi Jani Aruçi, ideatori i ngjarjes, ka pasur një lidhje krushqie me familjen Zaja. Kjo sipas Bezat ka bërë edhe më të lehtë, lëvizjen e tij në këtë familje.

Në cilësinë e provës materiale Policia ka sekuestruar automjetin e përdorur nga autorët, si dhe njërën prej armëve, e cila u gjet nga polumbarët e Repartit Special RENEA e hedhur në lumin Tapizë dhe aktualisht grupi i zhytësve po punon për gjetjen e armës tjetër që kanë përdorur autorët.

Grabitja me dhunë në një fshat të Tiranës, momenti i arrestimi të 3 autorëve

SHKARKO APP