VIDEO/ Hetimet për ”21 Janarin”, Ndrea Prendi del nga SPAK: Do të vij sa herë që të thirrem

3 orë e 20 minuta qëndroi Ndrea Prendi në ambientet e SPAK. Pas daljes, për gazetarët ai nuk iu përgjigj pyetjes së gazetarëve, nëse në SPAK ka qenë për t’u marrë në pyetje për ”21 Janarin”. Prendi ka thënë se do të vijë në SPAK sa herë që ta thërrasin. “Do të vij në SPAK sa herë që të më thërrasin, për çdo çështje të mundshme”, ka thënë ai. Gjatë asaj kohe, Ndrea Prendi shërbente si komandanti i Gardës së Republikës, e cila hapi zjarr drejt protestuesve në 21 Janar.

SHKARKO APP