VIDEO/ I riu shqiptar rrë**ehet dhe dhu**het për disa orë pasi dashuronte një greke. Babai i vajzës ka…
Lajmet e kronikës nga Greqia me protagonistë shqiptarët nuk kanë të sosur. Një 17-vjeçar në Spartë të Greqisë është rrëmbyer nga të afërmit e të dashurës së tij dhe më pas është rrahur për rreth 3 orë. Babai i të miturit shqiptar thotë se djali ka pasur një flirt me një shoqe klase, por prindërit e saj kanë qenë kundër kësaj marrëdhënie, kjo për shkak të origjinës së tij shqiptare.
I mituri ka marrë një telefonatë nga vëllai i vajzës dhe ka shkuar për ta takuar atë. Aty ai është sulmuar ashpër nga dy persona, të cilët më pas e kanë kapur dhe e kanë futur në bagazhin e një makine, dhe më pas e kanë rrahur.
Adoleshenti është dërguar në spital, ku është shtruar prej disa ditësh, ndërsa ndodhet në gjendje të rënduar psikologjike, ndërsa si pasojë e plagëve të marra, ai ka humbur dëgjimin në veshin e majtë. Babai i vajzës disa vite më parë kishte vrarë gruan në Dyros, dhe është arrestuar së bashku me djalin e tij dhe një person tjetër për rrëmbimin dhe rrahjen e 17-vjeçarit.