VIDEO/ “Ikim me vrap”, dëshmitarja: Çfarë bënë autorët pas krimit

“Pashë dy djem që erdhën me vrap nga rruga dhe më pas dëgjova breshëri armësh”. Kështu deklaron një prej dëshmitareve okulare të ngjarjes së rëndë, ku mbeti e vrarë Briselda Gjikola, 17 vjeçe dhe u plagos i dashur i saj Erion Bengo, 23 vjeç.

Atentati ndodhi rreth orës 18: 17 minuta në Laprakë. Gazetarja Dorjana Bezat ka arritur të sigurojë për ‘BalkanWeb’ rrëfimin e një gruaje që kishte një biznes aty pranë.

“Ishte ora 18.15 ose 18.30. Pashë dy djem që erdhën me vrap nga rruga. Nuk i kushtova rëndësi. Kur disa sekonda me vonë dëgjova breshëri dhe më pas këta djemtë që thanë “ikim, ikim shpejt” dhe u larguan me vrap nga ana tjetër. Nuk i pashë kush ishin. Në ato momente pashë që afër makinës që u qellua ishte një grua që po parkonte. Iku e tmerruar. Dhe makina e të rinjve iku menjëherë pas të shtënave”, tha dëshmitarja. Ndërkohë Bengo, ndonëse i palgosur, është nisur me makinën e tij drejt spitalit, por e dashura e tij nuk mundi t’ia dilte, duke ndërruar jetë pak çaste më vonë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama
Krimi në Laprakë/ ‘Ikim me vrap’, dëshmitarja rrëfen tmerrin: Si i pashë dy autorët

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?