VIDEO/ Ina Zhupa denoncon: Dy zyrtarët në krye të KZAZ në Konispol janë vegla të PS

Ina Zhupa, e cila është drejtuese politike e PD në Sarandë, ka denoncuar sot një rast për KZAZ-në nr. 93 të Bashkisë së Konispolit. Kandidatja për deputete, tha se ky Komision Zonal Zgjedhor po funksionin në shkelje të ligjit, ‘nga dy funksionarë të administratës që përdoren si vegla elektorale nga PS’, teksa kërkoi edhe shkarkimin e tyre nga KQZ. Për të një prej tyre është Eva Uzeir, përgjegjëse e Gjendjes Civile, nënkryetare e KZAZ dhe tjetri Julian Lako, nënkryetar i bashkisë, sekretar i KZAZ-së.
Postimi i plotë
KZAZ 93 e bashkisë Konispol po funksion në shkelje të ligjit nga dy funksionar të administratës publike që përdoren si vegla elektorale. Përgjegjësja e Gjendjes Civile Eva Uzeir që nxjerr listat e zgjedhësve është njëkohësisht edhe nënkryetare e KZAZ që pret listat e zgjedhësve.
Nënkryetari Bashkisë Konispol Julian Lako, njëkohësisht sekretar i KZAZ humb vulën e KZAZ 93! Shkelje flagrante e ligjit dhe e sigurisë së procesit zgjedhor. Vula nuk lëviz nga KZAZ dhe përdoret vetëm kur ka kolegjialitet, nuk është objekt që merret si përdorim personale nga sekretari.
Organet kompetente të marrin masa urgjente, Partia Demokratike ka përgatur kallëzim penal për Z.Lakon.
Ndërkohë përfaqësuesi ynë në KQZ do kërkoj sipas kodit zgjedhor shkarkimin e menjëhershëm të dy funksionarëve publik që përfaqësojnë PS, në KZAZ 93.