VIDEO/ Infermieri-koleges: Të kapshin ethet, do vdesim bashkë

Spitali i Durrësit është një nga zonat që shërben si karantinë për të infektuarit me koronavirus, ndërsa gazetarja e Fax News Albana Aliaj raporton se mjekët dhe infermierët nuk ishin të pajisur me masa mbrojtëse.
Në këtë spital janë të izoluar disa persona ndërsa stafi nuk është përgatitur me veshje kundër pandemisë.
Gazetarja ka hyrë brenda këtyre ambjenteve ndërsa shprehet se një klinikë private u ka dhuruar edhe disa veshje të posaçme infermiereve.
Kujtojmë se në këtë spital është regjistruar edhe viktima e parë nga koronavirusi, një e moshuar 73-vjeçare, ndërsa qytetarët shpesh kanë ngritur shqetësimin për masat që janë marrë në pajisjen e stafit me veshjet përkatëse.
Denoncime të vazhdueshme ka pasur edhe nga eksponentë të opozitës.
Në videon e mëposhtme dëgjohet njëri nga infermierët që shërben si pjesë e stafit privat teksa bën një shaka të hidhur kur pyet kolegen “Të kapshin ethet, a do vdesim? Ne do vdesim bashkë”.

Karantina e Durrësit pa uniforma, infermieri koleges: Të kapshin ethet, do vdesimn bashkë

SHKARKO APP