VIDEO/ Integrimi i Shqipërisë në BE, Rama: Më 11 maj duhet të marrim vendim të qartë

Kryeministri Edi Rama në një takim me të rinjtë në Shkodër, prezantoi skuadrën e re për Shqipërinë në BE 2030. Rama u ndal tek integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian ku theksoi se tashmë mundësia që ne të bëhemi pjesë e BE është reale dhe konkrete. Po ashtu thotë se duhet të shfrytëzojmë këtë moment, pasi BE dëshiron të zgjerohet duke kujtuar kështu vendimin e tyre para 7 vitesh ku nuk kërkonin anëtarë të rinj për një periudhë ta pacaktuar.
”Më 11 Maj ne të gjithë jemi thirrur të marrim një vendim të qartë, për t’i dhënë një mbështetje procesit të anëtarësimit. Kjo do të thotë se ndryshe nga herët e tjera, BE na ka thënë që vendi juaj është këtu me ne, perspektiva juaj është drejt nesh. Sot BE është i gatshëm që realisht të na bëjë pjesë të vetes dhe sot për herë të parë mundësia që ne të bëhemi pjesë e BE është reale dhe konkrete.
Për ta realizuar këtë kemi rënë dakord me KE që të gjitha negociatat t’i mbyllim brenda vitit 2027. Keni parasysh që ne sot së bashku me Malin e Zi jemi dy vendet me shanset më të mëdha për anëtarësim. Kjo është për ata që thonë që tre mandate nuk hym në BE dhe tani vjen Edi Rama dhe kërkon mandatin e katërt.
Arsyeja pse Mali i Zi negocion prej vitit 2012 ndërsa ne prej vitit të shkuar dhe ne na jepet mundësia për të mbyllur negociatat brenda dy vitesh është se në këtë moment janë përputhur edhe endrra dhe ambicia jonë, por edhe dëshira e tyre”,-tha Rama.