Video/ Ish-deputeti i PS: Cakaj është qumështor, Rama ka kaluar në paranojë

Eduart Ndocaj, Kryetar i PBDKSH ka qenë i ftuar sot në studion e lajmeve nmë Fax News, ku mes të tjerave ka komentuar dhe përplasjen mes presidentit dhe kryeministrit për emërimin e Genti Cakajt si ministër. Ndocaj tha se në këtë ministri duhet të vendoset një njeri  me eksperiencë, dhe jo një “qumëshor” si Cakaj.

“Nën drejtimin e Ditmir Bushatit kanë qenë 5 vite të zeza për diplomacinë shqiptare. Në Itali ku unë kam qenë edhe emigrant kjo gjë theksohej shumë. Emërimi që i bën Rama një qumështori, të sapodalë nga shkolla, mendoj se është e gabuar.

Për shkak se kemi pasur ministra jofunksional dhe jo të besueshëm, ne ende sot nuk jemi pjesë e BE-së. Djali që është propozuar ka probleme të theksuar dhe me dokumentacionin, Rama është totalitar, i bën të gjitha, bën edhe rolin e ministrit. 

Swiss Digital Desktop Reklama

Rama ka kaluar në paranojë, njësoj si diktatorët që janë duke u larguar nga pushteti. Socialistët janë të zhgënjyer me Edi Ramën dhe kjo ndihet kudo, edhe në zonën e Lezhës nga unë po vij”, u shpreh ish-deputeti socialist.

Swiss Digital Mobile Reklama

https://www.facebook.com/faxweb.al/videos/238017383764240/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?