VIDEO/ Ja çfarë ka ndodhur në rrugët e Tiranës, policia …
Policia e Shtetit vijon kontrollet në akset rrugore dhe brenda qyteteve lidhur me respektimin e rregullave të qarkullimit nga drejtuesit e automjeteve.
Në një video të shpërndarë në faqen e policisë në rrjetin social, Policia Rrugore ka ndaluar disa drejtues mjetesh për shpejtësi të madhe si dhe për pije alkoolike.
“378 alkool/teste gjatë orëve të mbrëmjes dhe në këto orë të para të mëngjezit.
Konstatime nga 0.00 mg/ e deri 0.74 mg/l.
F.V, 44 vjeç, u arrestua në flagrancë pasi drejtonte mjetin në gjendje të dehur në masën 0.74 mg/l.
12 Leje Drejtimi janë tërhequr për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit në masë që varionte nga 0.24 mg/l deri 0.49 mg/l
Mos drejtoni mjetin në rast se keni konsumuar alkool, zgjidhja më e mirë është mjeti i transportit publik”, apelon policia.
KOHA JONË SONDAZH

