Video-ja hit në rrjet. Berberët shqiptarë në Angli mbështesin gruan me kancer, presin flokët
Një gjest shumë i veçantë nga dy berber me origjinë shqiptare në Angli është vlerësuar në media sociale. Caroline Ross vuri re se flokët filluan t’i binin pas kimioterapisë dhe vendosi që t’i qethte plotësisht.
58-vjeçarja e cila po trajtohej për kancerin e zorrëve për herë të dytë brenda katër viteve, nuk pyeti pse pronari i sallonit Andi Bica donte të filmonte punën e tij, por më pas u emocionua kur pa gjestin e dy të rinjve dhe kuptoi se çfarë ndodhi. Pamjet emocionale tregojnë se Bica së bashku me kushëririn e tij, Klodian Peci, fillojnë që të qethin flokët e tyre për t’u solidarizuar me Caroline.
Berberi shqiptar shihet duke i prerë flokët gruas së sëmurë me gërshërë dhe më pas ndalon e i thotë se “nuk do e lënë vetëm”, prandaj ai dhe kushëriri i tij bëhen tullac për ta përkrahur.
Caroline shfaqet në video e befasuar, teksa kushërinjtë fillojnë e presin flokët pas saj. Në fund Bica i jep asaj një përqafim dhe një puthje në kokë për t’i treguar se çdo gjë do të shkojë mirë për të.
KOHA JONË SONDAZH

