VIDEO-ja që po çon Austrinë në zgjedhje të parakohshme, dhe një ftesë për reflektim nga ish-deputeti

I kapur në kurth për lidhjet e tij me Rusinë, zëvendës-kancelari austriak it ë djathtës ekstreme Heinz-Christian Strache ka dhënë dorëheqjen. Në një video të regjistruar me një kamera të fshehtë, shfaqet numri 2 i qeverisë austriake duke pyetur një grua që paraqet si mbesë e një oligarku rus sesi mund të realizohej financimi për partinë e tij, FPO dhe sesi oligarku rus mund të blejë një media të fuqishme të vendit. Lajmi se bashku me videon, i cili është botuar të premten në mbrëmje nga mediat gjermane Suddeutsche Zeitung dhe Der Spiegel, ka tronditur qeverinë e koalicionit të udhëhequr nga Sebastian Kurz, i është kryetar i partisë konservatore (OVP) e cila është aleate me partinë e të djathtës ekstreme.
Reagimi ish-deputetit Gent Strazimiri

Austria në krizë qeveritare!

Sipas mediave gjermane, Zëvendës Kancelari Strache, ka komunikuar me disa biznesmenë në Ibiza në 2017, duke premtuar tendera në këmbim të mbështetjes në fushatë elektorale…

Biznesmenët (jo trafikantë droge) i janë ofruar ta ndihmojnë përmes blerjes së gazetës “Kurier” (jo me çantë me pare)!

Swiss Digital Desktop Reklama

Sapo lajmi është marrë vesh zëvendës Kancelari Strache ka dhënë dorëheqjen nga qeveria po e po, por edhe nga drejtimi i partisë!

Swiss Digital Mobile Reklama

Kancelari Kurz, “çuditërisht” nuk tha “që nuk është provë”, as “të shohim si do vendosë drejtësia”, as “është i pafajshëm derisa të dënohet”…

JO!

Pritet të dalë dhe të shpallë zgjedhje të parakohëshme, megjithëse nuk rezulton që premtimet e Strache ndaj biznesmenëve në fjalë, të jenë vënë në jetë gjatë këtyre 2 viteve në pushtet…

Komentet dhe analizat, thonë se imazhi i shtetit dhe vetë procesit elektoral, është dëmtuar rëndë vetëm dhe thjesht për faktin se një politikan i lartë është përfshirë në një bisedë që nuk duhej të kishte ndodhur, në një vend ku nuk duhej të ishte kurrësesi, në një moment kur po përgatiste premtimet për popullin austriak!

Austriakët nuk do të kenë nevojë të dalin në rrugë kundër Sebastian Kurz e as t’i kërkojnë opozitës të dorëzojë mandatet e të bashkohet me ta!!!

As ambasadorët e akredituar në Vjenë nuk do të prononcohen në asnjë rast sepse personat e përfshirë, pavarësisht se në ç’rrethana janë larguar duke kërkuar falje, brenda pak minutash nga dalja e lajmit!

Kjo, jo sepse janë “burra të mirë”, e as “çuna me sedër”!!!

JO!

Në Austri drejton LIGJI, jo Kryeministri!

Në Austri sistemi është DEMOKRATIK, e jo një shëmtirë që e paketojnë që t’i ngjasojë!!!!

KAQ!

Kjo video po rrezikon qeverinë Austriake, duke e çuar në zgjedhje të parakohshme.

© SYRI.net

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?