VIDEO/ Ja si reagon Ahmetaj kur merr vesh emërimin si Ministër
Emërimin e tij si Ministër Shteti për Rindërtimin, Arben Ahmetaj e mori përmes një telefonate teksa po drejtonte diskutimet për buxhetin në komisionin e ekonomisë.
Nevoja për një ministër të posaçëm shteti për rindërtimin vjen pas shkatërrimit që la pas tërmeti i 26 nëntorit. Detyra e Arben Ahmetaj do të jetë menaxhimi i fondeve që do të përdoren për rindërtimin e zonave të prekura nga goditja sizmike. Njoftimin e bëri kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale.
Dekretimi i propozimit të kryeministrit është pranuar pa asnjë hezitim nga Presidenti i Republikës Ilir Meta.

KOHA JONË SONDAZH

